Në Pikën e kontrollit Kufitar në Kakavijë, gjatë kontrollit të pasagjerëve të autobusit të linjës Athinë-Tiranë, Specialistët e Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër bënë arrestimin e Navid Momen, banues në Kabul, Afganistan.
Momen është arrestuar në flagrancë për veprat penale “Falsifikim i dokumentave” dhe “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.
29-vjeçari ka paraqitur një pasaportë lituaneze, e cila dyshohet se është e falsifikuar.
Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar, këtij shtetasi iu gjet e iu bllokua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












