Pas rrëzimit të disa neneve të ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve Gjykata Kushtetuese zbardh vendimin për ligjin e organeve të drejtësisë.
Sipas kushtetueses ky ligj ka probleme në 5 nene të tij të cilat duhet të shfuqizohen e për pasojë ligji duhet ribërë.
Vendimi i kushtetueses i cili pengon zbatimin e këtij ligji i cili prej disa javësh ishte në fuqi është zbardhur më 14 Prill 2016.
Janë përkatësisht neni 5; neni 61, neni 103, neni 159 dhe neni 169, pika 5 të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të cilët janë antikushtetues sipas gjyqtarëve të cilët morën në shqyrtim padinë e partisë demokratike dhe shoqatës kombëtare të gjyqtarëve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













