Kreu i PD, Lulzim Basha nga çadra e protestës dha një mesazh sot për kryeministrin Edi Rama. Ai tha se paqja po zbret në zemrën e çdo shqiptari, pavarësisht se Rama po i fryn tam-tameve të luftës, siç u shpreh Basha.
“Këtu në këtë çadër, në këtë shesh të lirisë 60 ditë është ditë pashkësh dhe do të vazhdojë të jetë ditë pashkësh, sepse këtu ditë për ditë e natë për natë, këtu ngjallet e rilind shpresa për një Shqipëri më të mirë. Për një Shqipëri të qytetarëve shqiptare, për një Shqipëri resurset e të cilës janë në dispozicion të shqiptarëve. Kjo është një shpresë e madhe, ideal i madh dhe kauzë e madhe për të cilën ne jemi vendosur të qëndrojmë deri në fitoren totale të qytetarëve shqiptare.
Atij që dhe ditën e pashkës i fryn tam-tamet e luftës i them se paqja do zbresë dhe po zbret në zemrën e çdo shqiptari, se përmes paqes, bashkimit dhe vendosmërisë e mira do të pushtojë zemrat, familjet, sheshet e qyteteve dhe fshatrave dhe gjithë vendin tonë. Se avancimi i të mirës që ka nisur si vullnet i kaq qytetarëve është i pandalshëm, pa dashur të flas për anën e errët më lejoni ta përfundoj këtë urim për të gjithë ju misionarë të shpresës për të çdo shqiptar të ndershëm”, u shpreh Basha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












