Rama: I gatshëm për dialog pa kushte, Basha të caktojë orën dhe vendin

Shares

Kryeministri Edi Rama ka pretenduar sot se është opozita ajo që nuk pranon dialogun. Përpos kësaj në një dalje para gazetarëve ai përsëriti thirrjen për dialog, duke i kërkuar Lulzim Bashës të caktojë orën dhe vendin, e një dialogu pa kushte.
“Në situatën surreale që ka krijuar PD, duke minuar jetën demokratike, nuk ka ndodhur që qeveria të lutet dhe opozita të refuzojë dialogun.
Personalisht e kam shprehur gatishmërinë për dialog.
Megjithatë jam sot për dialogun dhe nevojën për dialog.
Megjithëse kërkesat e opozitës janë të padëgjuara, kam pranuar gjithsesi të dialogojë për të gjitha çështjet, pa kushte.
Kam mobilizuar zyrën time për të kontaktuar me kryetarin e opozitës, por pa sukses.
Dialogu mbetet domosdoshmëri. Përsëri i bëj thirrje Lulzim Bashës, cakto orën dhe vendin e takimit, mos shiko armiq aty ku s’ka.
Mos na vono. Ju e keni numrin tim të telefonit. Ndaj më njofto një orë e më parë.
Këtë qeveri nuk ke për ta larguar kurrë, vetëm përmes votës së popullit”, u shpreh Rama.
DRONI.al 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...