Meta: Koalicioni i Tiranës po punon mirë, me koalicionin e madh nuk e di se çdo bëhet

Shares

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta së bashku me kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kanë inspektuar punimet e rrugës në Zall-Herr. Meta ka folur për koalicionin qeverisës, duke u shprehur se koalicioni i vogël po ecën mirë, duke iu referuar punës së bërë në Tiranë, por ende nuk e di çfarë do bëhet me ‘koalicionin e madh’.
“Koalicionin e madh nuk e di se ça do bëhet, por ky koalicioni i Tiranës po punon shumë mirë”, tha Meta.
Kështu, Ilir Meta, shprehet qartazi se akoma nuk kanë një vendim se çfarë do të bëhet në lidhje me koalicionin dhe në do vazhdojë të qeverisë së bashku më PS-më. Kreu i LSI-së, u pyet edhe për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Ai bëri thirrje për daljen me një kandidat konsensual, ndërkohë që tha se deri tani nuk ka ende asnjë emër.
“Zgjedhja e presidentit duhet të jetë me konsensus. Deri tani nuk kam asnjë emër”, tha Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...