Kryetari i bashkisë Erion Veliaj dhe kryetari i Kuvendit Ilir Meta ishin bashkë për të përuruar punimet e rrugës në Zall Herr. Kryebashkiaku Veliaj vlerësoi reformat e bërë në këta 4-vjeçar, për të cilat tha se pa LSI do të ishin të pamundura.
“Unë jam sot këtu bashkë me kryetarin e Kuvendit, si dëshmi e një fakti që kur ne jemi bashkë bëjmë gjera që veç e veç janë të pamundura. Kur isha ministër mbaj mend që jo vetëm reforma territoriale nuk do bëhej nëse nuk ishim bashkë po shumë reformat ë tjera nuk do të realizoheshin. Unë besoj fort që nëse PS dhe LSI do kishin vullnet për një reformë pensionesh do të kishim një sukses. Sot kemi shmangur kolapsim, sot marrin pensione edhe mbi 240 mijë lekë sa ka qenë tavani për ata që kanë shumë vite punë dhe që kanë dhënë kontribute”, u shpreh Veliaj.
Nga ana e tij kreu i Kuvendit Ilir Meta, nisi fjalimin e tij me batuta, duke thënë se është socialist më i vjetër se Erion Veliaj dhe Xhemal Qefalia.
“Unë nuk do të flas si socialist, jo se nuk jam për PS dhe jo se jam socialist më i ri se Erioni Edi dhe Xhemali, jam më i vjetër se këta unë, por besoj se ju keni bërë mirë që keni votuar për doktor Halimin, nuk e dija, bile u habita kur Xhemali tha se ju kishit dyshime për Erionin si kryetar bashkie dhe meqë Erioni fitoi bindshëm, kuptohet fitorja e tij nuk diskutohej, pastaj Xhemaili me tha se kishit votuar për Halimin . Ju duhet ta dini që më mik se unë, doktor Halimin nuk e ka askush, sepse gruaja ime i ka lindur tre fëmijët duke u ndjekur nga dr. Halimi. Ai bëri një fushatë shumë të mirë dhe u tregua shumë qytetar edhe pasi humbi dhe nuk ishte faji i tij që humbi, e uroi kryetarin e ri duke treguar një kulturë të re demokratike.
Unë besoj se puna që ka bërë Erioni në këto dy vite ka qenë një punë e ndjeshme në të gjithë Tiranën, por jam i gëzuar për punën që ai po bën për integrimin e këtyre njësive administrative. Unë do të uroja që të gjithë kryetarët e bashkive të punojnë në këtë mënyrë që të duket ndryshime dhe njerëzit të prekin efektet e reformës administrative territoriale. Unë kam bërë përpjekje që PD të përfshihej në këtë reformë, i kemi dhënë shumë mundësi. Ishte një zgjedhje e saj, por janë disa reforma që janë në interes të qytetarëve që nuk njohin as të majtë dhe as të djathtë”, u shpreh Meta.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












