Papa Françesku ju lan këmbët 12 të burgosurve, midis tyre edhe një shqiptari

Shares


Foto Ilustruese

Papa Françesku, gjatë Meshës in Coena Domini, që do ta kremtojë sot pasdite në burgun e Palianos, jo larg nga Roma, do t’u lajë këmbët 12 të burgosurve, ndërmjet të cilëve, edhe gra e një mysliman, që do të pagëzohet në qershor, si edhe një argjentinas e një shqiptar. Kështu, me këtë gjest dhe me paraqitjen e Nënë Terezës si shembull i dashurisë së krishterë për të gjithë, shqiptarët bëhen më të pranishëm se kurrë në kremtimet papnore, në prag të solemnitetit të Pashkëve 2017.
Papa Françesku do të niset nga Shtëpia e Shën Martës në orën 15.00. Vizita do të ketë karakter privat, pa lidhje televizive të CTV-së, ndërsa nuk do të mungojë lidhja përmes Radio Vatikanit, në orën 17.50 – deri në orën 18.00, për homelinë, që Papa Bergoglio do ta shqiptojë lirisht.
E me Meshën e larjes së këmbëve, nis Triditëshi i Pashkëve, që do të vijojë nesër, me Liturgjinë e Fjalës dhe të Adhurimit të Krishtit në Kryq, e, në mbrëmje, me Udhën e Kryqit në Koloseum. Pastaj, të shtunën, do të kremtohet Stabat Mater.
Ndërsa të dielën, Dita e Pashkëve, në mesditë, sipas traditës, Papa do të japë bekimin “Urbi et Orbi”, “Romës e Botës”. 


kapela e burgut të palianos - rvKapela e Burgut të Palianos

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...