MILANO/Shkatërrohet banda me 33 trafikantë të drogës, 6 shqiptarë në grup

Shares

Gjashtë shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në kuadër të një operacioni që goditi një bandë kriminale të trafikut të lëndëve narkotike, kokainë dhe marijuanë.

Mediat italiane raportojnë se u arrestuan 33 persona, mes tyre 6 shtetas shqiptarë.

Operacioni i koduar “Old Story Eden” mësohet se u zhvillua në Milano, Trieste, Treviso dhe Varese. Gjatë tij u sekuestruan 22 kilogramë kokainë, 30 kilogramë marijuanë, 1.5 kilogramë hashash, armë zjarri dhe gjysmë milion euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...