VIDEO/ Ushtria amerikane krijon automjetin që nuk bën zhurmë e nuk nxehet

Shares

Ushtria amerikane dhe General Motors kanë krijuar Chevrolet-in ZH2, xhip ushtarak që punon me hidrogjen. Ky është kamioni që kthen lëndën djegëse në ujë.
Ky xhip nuk e djeg hidrogjenin, por në vend të kësaj e pompon atë dhe e kthen në karburant, ku kombinohet me oksigjen. Kjo e krijon ujin, ndërsa në të njëjtën kohë liron avullin e energjisë elektrike për t’i dhënë fuqinë mjetit.
Xhipi ushtarak është shumë i qetë, por jo krejtësisht i pazë. Kur fillon bën një zhurmë të shpejtë duke liruar ajrin që ka pasur brenda. Kur është në lëvizje liron pak zhurmë nga motori. Mirëpo, nëse krahasohet me kamionët me naftë, atëherë është pothuajse krejt i qetë, përcjell gazetametro.net
Pasi xhipi nuk djeg karburant, nuk krijon shumë nxehtësi që mund të kapej nga kamerat e natës, që e kanë të instaluar edhe pajisjen që zbulon të nxehtin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...