Ismail Kadare: E pamoralshme të shfaqen filma me fëmijë spiunë të regjimit

Shares

Shkrimtari Ismail Kadare shprehet kundër shfaqjes së disa prej filmave të realizuar gjatë periudhës komuniste.
Sipas tij, është e patolerueshme që sot e kësaj dite të vazhdojnë të shfaqen filma, ku spiunimi konsiderohet vlerë.
Deklaratën e tij ai e ka dhënë në Kosovë, gjatë një bashkëbisedimi me lexues, në teatrin e “Klan Kosova”.
Mes shumë pyetjesh që të pranishmit i drejtuan kandidatit për Çmimin “Nobel”, u shpreh interes edhe për mendimin që ka ai kundrejt debatit mbi kufizimin e shfaqjes së filmave të realizuar para viteve ’90. “Është krejtësisht e pahijshme, e pamoralshme, e patolerueshme, që spektatori shqiptar t’i shohë sot ata filma, ku ka personazhe, fëmijë që spiunojnë në favor të regjimit”, u shpreh Kadare.
Përpara viteve ’90, janë realizuar disa filma me skenarë të mbështetur në romanet e shkrimtarit (“Radiostacioni”, “Ballë për ballë”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Të paftuarit”), por asnjë prej tyre nuk ka arritur të përcjellë forcën e veprës së Kadaresë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...