Kreu i LSI-së, aleati i mazhorancës kryeparlamentari ilir Meta, ka përforcuar “kushtet” e tij ndaj Edi Ramës.
Në një takim të LRI-së, Meta ka bërë të ditur se, “forca jonë transformuese, është për një Shqipëri të drejtë. E ardhmja e vendit nuk mund të merret peng nga askush që mendon karrigen. Nuk kemi kohë për të humbur nga arroganca e njërës palë dhe ultimatumet e palës tjetër. Jemi gati të lëshojmë mandatet, për të mos u bëtë turpi i Europës. Nuk na dhimbsen karriget për ti dhënë vendit një zgjidhje”.
DRONI.al
Pjesë nga fjalimi i Ilir Metës

Kjo është koha e të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë që nuk mund të pranojnë të jetojnë në një demokraci farsë ku kanë të drejtë vetëm të votojnë formalisht por jo të zgjedhin. Ndërsa politikanët zihet dhe shahen dhe harxhojnë energji të pashtershme me retorikat e tyre boshe, njerëzit e thjeshtë kërkojnë një shans. Të gjithë ju dhe të gjithë ne kërkojmë një Shqipëri pa drogë dhe një parlament që të përfaqësojë qytetarët dhe jo krimin e organizuar apo lobet ekonomike që po atrofizojnë lirinë ekonomike të sipërmarrjes në vend përmes monopoleve, koncesioneve dhe ekraneve në kapura.
Në 18 qershor qytetarët kërkojnë një shans pas katër vitesh që politikanët të heshtin dhe ata të dëgjohen dhe flasin. Është koha e të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë, lum kush e dëgjon zërin e tyre dhe reflekton. Ne kurrë nuk mund të lejojmë që zgjedhjet e lira dhe demokracia të bëhen kurban në këtë vend. Në mënyrë që liria e medias dhe fjalës së lirë të mos kthehen në farsë, në mënyrë që liria ekonomike të mos mbetet në letër, në mënyrë që drejtësia e pavarur të mos kapet nga askush, ndaj jemi sot më të vendosur se kurrë që vendin ta çojmë drejt zgjedhjeve të lira dhe të gjithë-pranuara dhe kurrsesi drejt zgjedhës arrogante dhe arbitrare. Sepse demokracia në Shqipëri nuk mund të jetë dhe nuk do të jetë ‘one man show’ por një shans për të gjithë. Nuk ka nevojë Shqipëria për deputetë, për biznesmenë që vinë vetëm për tendera dhe për ti vënë gjoba qeverisë dhe parlamentit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












