Nga këqyrja e vendit të ngjarjes të oficerit Artan Cuku, rezulton se janë përdorur dy armë zjarri, pasi janë gjetur, fiksuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 gëzhoja arme të kalibrit 9 mm dhe 5 gëzhoja të kalibrit 7.65 mm.
Për sa i përket vrasjes, grupi hetimor është duke punuar për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, për kërkimin dhe marrjen e deklarimeve personave që kanë dijeni rreth ngjarjes, fiksimin dhe sekuestrimin e provave materiale, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët për kryerjen e kësaj vepre të rëndë penale.
Nga 11 të shoqëruar, njëri prej tyre dyshohet si person që ka marrë pjesë në vrasje. Ai është rreth 1.70 cm i gjatë përputhet me karakteristikat e një personi të dyshuar i cili është parë të lëvizë pas atentatit në rrugën përbri pallatit ku banonte ish-drejtori i Policisë së Vlorës Artan Cuku. Ekspertët, po ekzaminojnë rrobat e tij nëse ka mbetje baruti si dhe pritet të marrin kampione të ADN-së.
Imazhet e këtij personi janë kapur nga kamerat e një supermarketi pranë vendit të ngjarjes, ndërsa lëvizte në këmbë dhe ecte me vrap. Personi i dytë që ka marrë pjesë në atentat sipas burimeve të policisë dyshohet se ka marrë një drejtim tjetër. Në pamjet që posedon policia personi mban veshur një palë xhins dhe një kapele të bardhë dhe dyshohet se është rreth 1.70 cm i gjatë.
Këto pamje, por edhe pamje të kamerave të bizneseve të tjera të zonës janë sekuestruar nga policia për t’u këqyrur me qëllim krijimin e një profili të përafërt të autorëve. Po kështu nga dëshmia e marrë banorëve të pallatit që janë përballur me dy autorët është mësuar se ata kishin dialekt nga zona veriore e Shqipërisë. Kjo ka bërë që policia të ngrejë si pistë kryesore atë të vrasjes që lidhet me hakmarrjen, nga familja e një personi të vetëvrarë në komisariatin e policisë nr. 4, kur Cuku kryente detyrën e shefit të komisariatit.
Duke analizuar veprimet e para, në funksion të hetimit janë ngritur dhe po verifikohen të gjitha versionet për të përcaktuar motivin e kryerjes së kësaj ngjarje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












