Kryeministri Edi Rama i thotë Partisë Demokratike që ta harrojë qeverinë teknike.
Në komunikimin e përjavshëm në rrjetin sociale, Facebook, Rama ftoi edhe një herë tjetër PD-në për të dialoguar.
“Thirrja ime; bujrum të dialogojmë dhe të votojmë së bashku për çdo mekanizëm që duhet. Të dialogojmë për gjithçka që kemi në dorë. PD duhet ta harrojë qeverinë teknike dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve.
Qeveria zgjidhet nga populli dhe jo nga çadra e Partisë Demokratike. Me dinjitetin e Shqipërisë ne nuk luajmë. E shkuara nuk do të përsëritet më. E ardhmja do të vendoset më 18 qershor. Vetëm populli do të mund ta vendosë me votë”, u shpreh Rama.
Kryeministri Rama i ka kërkuar Partisë Demokratike që të rishohë vendimin për Kavajën.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












