Basha: Qëndresa e opozitës deri në qeveri teknike, strukturat të angazhohen, deputetët të shkojnë në bazë

Shares

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thirrur në një takim mbledhjen e grupit parlamentar si dhe të kryesisë së Partisë së drejtuar prej tij.
Mbledhja ka nisur pak moment me parë dhe ka për qëllim të diskutojë strategjinë e mëtejshme të opozitës.
Mësohet që Basha ka bërë të ditur se qëndresa do të vazhdojë deri në qeveri teknike, ndërsa u ka kërkuar pjesëmarrësve në takim angazhim  më të madh të strukturave që drejtojnë, ndërsa deputetëve, të shkojnë në bazë.
“Qëndresa e opozitës do të vazhdojë deri ën qeveri teknike. Strukturat të angazhohen plotësisht ndërsa deputetët të shkojnë në bazë”, është shprehur Basha.
Mbledhja vjen dy ditë pas kthimit të kryetarit Basha nga një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më herët, Basha ka zhvilluar takime edhe me aleatët opozitarë. 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...