Dy motorra janë përplasur sot në një rrugë të Vlorës duke shkaktuar dy të plagosur rëndë.
Përplasja ndodhi rreth orës 13:55, kur në rrugën kryesore të fshatit Novoselë, përballë komunës, janë përplasur aksidentalisht dy motorra.
Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e motorrave, shtetasi T.M., rreth 24 vjeç, i cili u dërgua në spitalin e Fierit në gjendje të rëndë shëndetësore dhe shtetasi F.H., 41 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












