SKANDALI/KQZ tenton të shkarkojë deputetët e opozitës

Shares

Anëtarët e mazhorancës në KQZ kanë tentuar sot pasdite të bllokojnë disa mandate deputetësh të opozitës pasi nga prokuroria ka ardhur një relacion që njoftonte se nuk ishin plotësuar korrekt formularët e dekriminalizimit.

Bëhet fjalë për gabime të gjendjes civile por që KQZ i ka futur në axhend ëtë njëjtë me ata persona që kishin fshehur vepra penale.

Kjo ka sjellë debate të ashpra në KQZ dhe më pas braktisjen e votimit nga 3 përfaqësuesit e mbështetur nga opozita, Osmanaj, Shtjefni dhe Zguri.

Sipas nënkryetarit të KQZ, Hysen Osmanaj, qëllimisht KQZ bashkoi veprat penale me ato të që janë thjesht gabime të gjendjes civile. Ndërsa Shtjefni deklaroi se ligji i dekriminalizimit ka marrë një goditje të madhe për shkak të mënyrës se si mazhoranca në KQZ e interpreton atë.

KQZ po shqyrtonte sot 6 mandate deputetësh dhe 13 mandate të kryetarëve të bashkive. Anëtarët e opozitës kërkuan që të ndahej shqyrtimi i atyre zyrtarëve që kishin gabime të gjendjes civile me ata që akuzoheshin për cështje penale sic ishte rasti i Zotkaj dhje Peci.

Kjo ka hasur në rezistencë të kryetarit të KQZ, Denar Biba sipas të cilit nëse nuk ke plotësuar korrekt formularin mund të humbasësh mandatin.

Sot KQZ ka diskutuar në lidhje me verifikimin për deputetët dhe kryetarët e bashkive si më poshtë:

Verifikimet do të bëhen për deputetët:

Sali Berisha,

Spartak Braho,

Vangjel Dule,

Vladimir Kosta,

Arben Ristani,

Artan Gaci,

Asllan Dogjani,

Florion Mima,

Xhemal Qefalia,

Ylli Shehu,

Gjovalin Bzheta,

Myqerem Tafaj,

Eduard Halimi,

si dhe për kryebashkiakët

Adriatik Zotkaj,

Tërmet Peçi,

Artur Bardhi

Ndrec Dedaj.

Ne perfundim te mbledhjes vetem me 4 anetare, KQZ  zgjodhi serish te jape nje vendim qe bashkonte veprat penale me ato te gabimit njerezor apo gjendjes civile. Sipas ketij vendimi te gjithe listes se mesiperme nuk I hiqet mandate askujt por kerkohet riverifikim te formularit per secilin. Si rezultat Zotkaj dhe Peci mbeten ne krye te bashkive perkatese.Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...