Maria Thanas, 26-vjeçarja nga Korça që u vu në pranga si organizatore e një rrjeti të prostitucionit në Tiranë, nuk është një emër i panjohur për policinë.
Fillimisht ajo ka qenë vetë e shfrytëzuar për prostitucion nga një rrjet që u shkatërrua në tetor të vitit të kaluar nga uniformat blu.

Trafikimi i vajzave kryhej me anë të taksive drejt Kosovës, ndërsa e përfshirë ishte edhe një shtetase rumune me banim në Gjermani. Në atë kohë, policia arrestoi 5 persona ndërsa 2 vajzat u proceduan në gjendje të lirë për shkak së ishin viktima të trafikut.

Pagesat varionin nga 50 deri 100 euro dhe shërbimi ofrohej edhe në grup, si në rastin e arrestimeve në flagrancë që policia e Tiranës zhvilloi gjatë operacionit “Free Time” në një hotel në periferi të kryeqytetit. TCH
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












