Krimi vuri në rresht koalicionin qeverisë, për të votuar përfaqësuesin krimit.
Ky ka qenë reagim i kreut të PD-së, pas votimeve të ndryshimeve në qeveri.
Sipas Bashës, shteti ka rënë dhe se marrëdhëniet e koalicionit tashmë i vendos krimi i organizuar i cili synon të marrë nën kontroll edhe zgjedhjet.
“Seanca e sotme dëshmoi kontrollin që ka krimi mbi parlamentin dhe qeverisjen. Edhe kur, për pazare parash e pushteti, drejtuesit e koalicionit të Edi Ramës filluan të zihen e të shantazhojnë njëri-tjetrin, krimi i bëri bashkë dhe i vuri në rresht për të votuar pa naze përfaqësuesin e krimit në krye të Ministrisë së Brendshme. Tani edhe marrëdhëniet e koalicionit qeverisës i kontrollon dhe i vendos krimi i organizuar. Shteti ka rënë. Radhën tani e kanë zgjedhjet, procesi i fundit politik që synon të kontrollojë krimi i organizuar. Por kjo nuk do të ndodhë: populli i bashkuar është më i fortë se krimi dhe veglat e tij në politikë.
#NgrihemiBashke #ZgjedhjeTeLira #RepublikaeRe”, shprehet kreu i PD-së Lulzim Basha në reagimin e tij.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












