Ish-kryeministri Berisha ka rrëfyer një prapaskenë sesi regjimi komunist përgatiti arrestimin e Ismail Kadaresë pas vdekjes së Mehmet Shehut.
“’Dimri i vetmisë së madhe’ ishte rroftë mbreti poshtë oborri.
Thënë kjo një deklaratë e tillë ishte shumë e fortë për kohën. Ismailin e kam njohur që herët. Ismailit nuk ia botonin veprat. Për 6-7 vjet atij nuk ia kanë botuar.
Bënë edhe një plenium të lidhjes së shkrimtarëve pas vdekjes së Mehmet Shehut ku përgatitën arrestimin e Ismail Kadaresë ndërsa i hakërresheshin: ‘Mos kujto ti se nuk e dimë ne që Pallati i Ëndrrave është Komiteti Qëndror i Partisë’”.
Berisha shton më tej se ka qenë ndërhyrja direkte e presidentit francez të kohës Francois Miterand me letra ndaj regjimit komunist ku i paralajmëroi për pasoja nëse ata do të ndërmerrnin një akt të tillë.
“Francois Miterand i dërgoi një letër qeverisë së Enver Hoxhës se nëse do të ketë një arrestim të Kadaresë do të kishte pasoja. Asokohe ka patur për 2-3 javë rresht protesta të intelektualëve francezë me librat e Kadaresë para ambasadës shqiptare në Paris”, rrëfen Berisha në një intervistë për emisionin Komitetit të Berat Buzhalës në gazetën Express.
Në emisionin Komiteti, që transmetohet në RTV Dukagjini, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka folur edhe për arrestimin e Presidentit Hashim Thaçi në Shqipëri, gjatë viteve të ’90-ta.
Berisha ka treguar nëse në atë kohë ishte i informuar për arrestimin e Thaçit dhe për arsyet që, sipas tij, ka mund të ndodhë ky incident.
Ai ka shpjeguar nëse gjatë udhëheqjes së tij kanë ndodhur arrestime të tilla, për shkak të bartjes së armëve, gjë të cilën, siç thotë Berisha, e kishte lejuar vetë ai.
Berisha ka treguar se a kishin biseduar ndonjëherë me Thaçin rreth këtij arrestimi.
Më poshtë mund të ndiqni deklaratën e ish-kryeministrit shqiptar
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












