Trafik ndërkombëtar droge mes Shqipërisë, Gjermanisë dhe Italisë, 11 arrestime

Shares

Policia italiane e qytetit të Firences në bashkëpunim me policinë gjermane dhe atë shqiptare kanë ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm operacionin antidrogë, i cili ka çuar në shkatërrimin e një organizate kriminale që merrej me trafikimin e kokainës dhe marijuanës mes Shqipërisë, Gjermanisë e Italisë.
Me urdhër të hetuesve të Drejtorisë së Antimafias së Firences janë ekzekutuar urdhër arrestet me burg ndaj 11 personave në Itali, Shqipëri e Gjermani me akuzën e pjesmarrjes në aktivitet kriminal për tregtimin, përpunimin, transportin e trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Arrestimet janë kryer në Shqipëri, Itali e Gjermani. Gjatë hetimeve 2 persona janë arrestuar në flagrancë, ndërsa janë sekuestruar 3 kg kokainë e 19 kg marijuanë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...