DETAJE/ Ja si u zbulua mashtrimi i “zëvendësit” të Artan Lames te ALUIZNI dhe sa lekë i vodhi një gruaje

Shares

Policia e Tiranës ka dhënë hollësi për zbulimin dhe arrestimin e të prezantuarit si “zëvendësdrejtor” i ALUIZNI-t.
Sipas Policisë, mësohet se sot, specialistët e Sektorit të Krimit Ekonomik  dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë kanë bërë të mundur arrestimin e Artan Laçi, 23 vjeç, banues në Tiranë
Arrestimi i këtij u bë pasi më datë 20. 03. 2017 ka bërë kallëzim shtetësja Sh. M., pasi ky person duke iu prezantuar si zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t me anë të mashtrimit dyshohet ti ketë vjedhur një shumë prej 58 milion lekësh.
Materialet iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për  veprën penale të  “Mashtrim”, parashikuar nga Neni 143 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...