DETAJE/ Vlorë, policia zbardh rrethanat dhe shkaqet e rënies së parashutistit

Shares

Polica e Vlorës ka konfirmuar rënien e parashutistit sot, pranë Plazhit të Ri, të këtij qyteti.
Sipas Policisë vendore, mësohet se rreth orës 13:30, gjatë zhvillimit të aktivitetit të hedhjes së parashutave në Kaninë, një shtetase është dëmtuar gjatë uljes dhe është dërguar në Spitalin e Vlorës, në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.
Incidenti ka ndodhur në afërsi të plazhit të ri të Vlorës, ku gjatë uljes së parashutës, shtetësia D. J., 32 vjeçe, është dëmtuar lehtë për shkak të rrymave të forta të erës.
Policia ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme në lidhje me ngjarjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...