Rrëfimi rrëqethës i Valbona Dukës: Ja si më rrahu Fatmir Xhafaj në policinë e Krujës

Shares

Valbona Duka, sonte, nëpërmjet një lidhje telefonike nga Gjermania ka ndërhyrë live në emisionin Opinion dhe ka denoncuar për ushtrim dhune Fatmir Xhafën në kohën kur ai ishte hetues në rrethin e Krujës.
Valbona Duka tregoi se Fatmir Xhafaj ka qenë hetuesi i vëllait të saj dhe në kohën kur iu internua familja, zonjës i vdiq i ati në internim, por pas 3-4 ditësh i erdhën tek puna në Zahari dhe e morën për t’a dërguar në polici.
Ajo tregon se Fatmir Xhafaj dhe Kujtim Luli e futën në zyrë dhe e rrahën fort, ndërsa i thoshin se vëllai yt na ka thënë se ti doje të arratiseshe bashkë me të.
Duka theksoi se i dal përballë Xhafës për t’i treguar torturat që kam pësuar nga ai, pasi sipas zonjës është ajo që i ka provuar mbi kurriz.
Duka bëri me dije se në rast se kërkohet dëshmia e saj, është e gatshme të vijë dhe të dëshmojë rreth torturave që ka pësuar nga Fatmir Xhafaj, ish-hetues në Krujë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...