Organizata europiane për luftën kundër krimit dhe trafikut të organizuar “Europol” ka publikuar një raport lidhur me situatën e drogës në kontinent.
Në këtë raport ka të dhëna për trafikun e lëndëve narkotike që zhvillohet në të gjithë kontinentin europian.
Fokus të veçantë në raport ka sidomos zona e Mesdheut, për shkak se këtu bëhet transporti më i madh i drogës, në rrugë detare.
“Shqipëria mbetet burimi kryesor i kanabisit të trafikuar në Europë. Gjithashtu, edhe disa lloje të tjera kanabisi si ajo rrëshirë transportohen në vendet e BE-së nga vende të tilla si Maroku ose Libia. Transporti i drogës bëhet përmes Detit Mesdhe dhe rrugëve të tjera ujore”, thuhet në raport.

Në njërën hartë tregohet sesi Shqipëria është një vend ku prodhohet droga, e cila më tej shpërndahet për në Greqi, Itali dhe në Francë, shkruan “Shekulli”.

/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












