EMRI/ Durrës, gjendet në det kufoma e një peshkatari

Shares

Gjendet një kufomë pranë portit të Peshkimit në Durrës. Kufoma i përket shtetasit Pjetër Frroku, peshkatar i një firmë peshkimi.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se 54-vjeçari ka rënë nga një mjet lundrues, midis portës së peshkimit dhe trageteve.
Sapo u raportua për ngjarjen, policia mbërriti në Portin e Durrësit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i Policisë

Më datë 15. 03. 2017, rreth orës 07:30, në Portin Detar Durrës, midis zonës së trageteve dhe peshkimit, në det është gjetur trupi i pajetë i shtetasit P. F. 54 vjeç, banues në Lezhë, i punësuar si peshkatar në një firmë peshkimi në Durrës.
Nga këqyrja e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...