VIDEO & EMRA/ Itali, operacioni antidrogë në Itali, 100 karabinierë për të arrestuar 6 shqiptarë

Shares

IframeNjë operacion i madh antidrogë i karabinierëve në zonën e Trentos në Itali, me emrin e koduar “Caffé espresso”, ka përfunduar me arrestimin e 18 personave, të akuzuar për krijim organizate kriminale që merret me trafikun dhe shitjen e substancave narkotike.
Gjatë aksionit janë sekuestruar 1.6 kg kokainë, disa qindra gramë hashash dhe heroinë, si dhe një makinë, tashmë e konfiskuar. Në operacion janë angazhuar rreth 100 karabinierë, ndërsa të arrestuarit janë italianë, moldavë, tunizianë dhe sidomos shqiptarë, raportojnë sot mediat lokale.
Emri i koduar i operacionit, “Caffé espresso” u zgjodh për shkak se të arrestuarit mblidheshin gjithmonë në një kafene.
Shqiptarët e arrestuar janë identifikuar si
Bled Osma, 44 vjeç;
Zamir Koni, 40 vjeç;
Enrik Fetahu, 32 vjeç;
Mariglen Koni, 25 vjeç;
Dardan Hasani, 28;
Saimir Osma, i dënuar më parë në Trento.
Urdhër arresti është lëshuar për Armando Miraj, 28 vjeç, që me shumë mundësi gjendet jashtë Italisë, dhe për Gentian Kecin, 39 vjeç.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...