A u largua Saimir Tahiri si pjesë e një marrëveshjeje Rama – Meta pas shkarkimit të Ylli Manjanit?
Është kjo pyetja që përsëritet në shumë studio televizive dhe jo vetëm prej të shtunës e në vijim.
Ish-ministri i drejtësisë në një intervistë për Report TV thotë se nuk e beson që të jetë vënë shenja e barazisë mes tij dhe ministrit të Brendshëm.
“Shenja e barazisë që ishte një këmbim, në gjithë dijeninë time ju siguroj që nuk është kjo. A e kërkoi Meta kokën e Tahirit? Jo, Meta nuk merret me çështje kokash. Meta ka pranuar që kryeministër është Rama dhe i takon atij. Meta ka pranuar të goditet ministri i LSI nëse Rama e ka kërkuar”, thotë Manjani.
Ish-ministri i LSI-së thotë se Rama është nervoz.
“Disa shenja i kam hedhur ditën që u largova nga ministria. Arsyeja themelore është kjo: konfuzioni dhe nervoziteti i kryeministrit. Vendi është pa qeveri se Rama është nervoz. Edhe LSI mund ta bëjë nervoz, besoj se në marrëdhënie me LSI Edi Rama nuk ka qenë i sinqertë. Rama e do LSI vetëm për zgjedhjet. Meta e di këtë. Rama është deficitar në marrëdhënie me LSI dhe kur afrohet data e zgjedhjeve shtohen tensionet”, thotë Manjani.
Manjani thotë se LSI duhet të dalë vetëm në zgjedhje.
“Unë them që kjo është situatë ideale. Nuk e di a dalim vetëm apo nuk dalim vetëm, por në sistemin aktual kjo që them unë nuk e mundëson sepse sistemi aktual bazohet mbi koalicione, duhet ta pranojmë këtë gjë”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












