VIDEO & DYSHIMET/ A do e votojë LSI Fatmir Xhafajn si ministër i Brendshëm?!

Shares

Zgjedhja e Fatmir Xhafajt në krye të Ministrisë së Brendshme, ministri qe ka peshën kyçe në zhvillimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 18 qershorit ishte një surprizë.
Ai do të ulet në karrigen e drejtuesit të këtij dikasteri 14 vjet pas dështimit të tentativës së parë të Fatos Nanos, i cili e emëroi atë si ministër të Brendshëm, por votat e bashkuara në parlamentin e vitit 2003 mes PD-se dhe LSI-se se sapokrijuar nga Ilir Meta, e rrezuan kandidaturën e tij, rrëzim që me sa duket ka përkeqësuar marrëdhënien e tij me Ilir Metën, duke mos e fshehur atë dhe në publik siç ishte rasti i debatit te famshëm për reformën në drejtësi.
Pyetja është, a do e votojë LSI Fatmir Xhafajn këtë herë si ministër i Brendshëm?!
Kjo pyetje merr kuptim edhe pas sulmit të sotëm të Ralf Gjonit, këshilltarit të kryetarit të Kuvenit, Ilir Meta.
Ralf Gjoni, këshilltari i politikës së Jashtme të kreut të Kuvendit duke publikuar një foto të vjetër që qarkullon në internet, të Fatmir Xhafajt me Enver Hoxhën, shkruan: “Një komunist i vjetër si ministër i Brendshëm ka gjasë të thellojë krizën politike!”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...