Kryeprokurori Adratik Llalla ka përsëritur sot kërkesën për largimin e dy kryebashkiakëve, atij të Poliçanit, Adriatik Zotkaj dhe atij të Tepelenës, Tërmet Peçi. Sipas Llallës, ata të dy janë subjekt i ligjit të dekriminalizimit dhe duhet të shkarkohen nga detyra.
GSH. al sjell reagimin e kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi. Ai pranon se ka dhënë shenjat e gishtave në prokurori.
I pyetur se a i ka zgjidhur çështjet me KQZ dhe Prokurorinë ai thotë se nuk ka bërë as 12 orë burg dhe nuk ka probleme me ligjin.
“Dhashë shenjat e gishtave. Ç’punë kam unë të jap shenjat e gishtave. Ata pisat e PD akuzojnë kot. Unë jam rrahur kur kam qenë i vogël se jam marrë me kick-box, po nuk jam unë për të rrahur”, deklaroi Peçi për gazetarë nga Tirana gjatë një komunikimi publik në Tepelenë.
Kryeprokurori Adriatik Llalla nga Gjirokastra deklaroi hetimin e të gjithë kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhje. Ai bëri të ditur gjithashtu se i ka kërkuar KQZ-së, heqjen e mandatit edhe për kryebashkiakët e Tepelenës dhe të Policanit, duke zbuluar emrat e Artur Zotkaj dhe të Tërmet Peçit.
“I kemi kërkuar KQZ-së t’i hiqet mandati dy kryebashkiakëve, kreut të bashkisë së Poliçanit, Artur Zotkaj dhe atij të Tepelenës, Tërmet Peçit. Ka nisur një procedim për falsifikim dokumentesh. Dekriminalizimi duhet të zbatohet para zgjedhjeve”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/