Një i burgosur i cili vuan dënimin në burgun e Krujës ka tentuar të vrasë veten sot.
Mësohet se ai është Tomor Zeqo,i akuzuar dhe dënuar për vrasjen e gruas së tij në Berat, në vitin 2014.
I burgosuri ka tentuar vetëvrasjen, duke u vetëvarur me rripin e pantallonave..
Pas konstatimit të kësaj tentative, ai është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Tomor Zeqo është dënuar me 35 vjet burg sepse rreth tre vjet më parë torturoi dhe helmoi gruan e tij
Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 5 gushtit 2014 në qytezën e Urës Vajgurore, ku Tomor Zeqo atëherë 45 vjeç pasi masakroi dhe torturoi bashkëshorten gjatë gjithë natës dhe më pas e detyroi të pinte helm, pas së cilës ajo humbi jetën.
Si ndodhi ngjarja

Sipas policisë Tomorr Zeqa 45 vjeç nga Ura Vajgurore, ka qëlluar me mjete të forta mbrëmjen e 4 gushtit gruan e tij Mimoza 42 vjeçe, nënë e dy fëmijëve.
Por krimi thellohet edhe më tej, pasi në momentet e fundit të jetës Tomor Zeqo e ka detyruar bashkëshorten e tij të pijë helm, të llojit fostoksinë.
Bluzat e bardha të spitalit konfirmuan se Mimoza Zeqo kishte shume pak shenja jete, pasi ajo kishte shume shenja dhune në trup dhe kokë.
Në momentin e krimit kanë qenë të pranishëm vetëm çifti Zeqo, pasi dy fëmijët nuk ishin në shtëpi. Kanë qenë banorët të parët që kanë dëgjuar sherrin mes çiftit.
Sipas dëshmive të tyre pas sherrit mes çiftit, e kanë gjetur gruan në gjendje shumë të rëndë e cila ndërroi jetë sapo iu nënshtrua ndërhyrjeve të mjekëve. Gjithashtu mësohet se çifti Zeqo, kohët e fundit kishte pasur probleme dhe grindje të herëpashershme dhe që sot degjeneruan në vrasje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












