Dritan Hila, një gazetar i majtë në Sheshin e Lirisë: Jam i majtë, por kam kërkuar largimin e Edi Ramës

Shares

Në ditën e 24 të qëndresës në Sheshin e Lirisë, për zgjedhje të lira e të ndershme, qytetarët u bënë pjesëmarrës në një bashkëbisedim me gazetarët Dritan Hila e Patrik Sadikaj.
Patrik Sadikaj  tha se sipas tij varfëria është plaga më e madhe e shoqërisë shqiptare sot. Njerëzit që luftojnë për vaktin e ditës, tha Sadikaj, nuk e kanë shumë mendjen dhe nuk kanë fuqi të luftojnë për votën e lirë.  Gazetari e quajti qëndresën popullore në sheshin e lirisë, në këtë kuptim një kontribut për shoqërinë. E vetmja gjë për të cilën intelektualët, njerëzit e angazhuar, përtej bindjeve politike apo ambicieve personale, Sadikaj tha se me rëndësi është që të ndihen të lirë në mendje dhe shpirt.
Dritan Hila, i cili nuk e kishte menduar se do të fliste ndonjëherë përballë demokratëve, sepse deklaron se më shumë mendimet e ndajnë sesa e bashkojnë me të djathtët, mbështetjen për kauzën e opozitës e mbështet fillimisht si qytetar e më pas si gazetar.
Hila shprehu gjithashtu mendimin se kjo qëndresë duhet të luftojë edhe për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Partia Demokratike e ka potencialin për ta çuar këtë vend përpara ashtu si bëri edhe 26 vite më parë , tha Hila, i cili i kërkoi PD-së të përmbushë rolin e saj historik.
Disa studentë ngritën disa pyetje nga sheshi i lirisë. Dy prej tyre pyetën zotin Hila mbi vështirësinë e shprehjes së mendimit në rast kur ai shkon kundër vendimeve të qeverisë apo propagandës së saj.
Hila u shpreh i zhgënjyer nga qeverisja e kryeministrit, të çilin e ka mbështetur në vitet e para të marrjes së pushtetit, pasi sipas tij  Rama nuk ndërtoi atë për të cilën qytetarët e votuan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...