EMRAT/ Përfundon mbledhja e PS-së, Saimir Tahiri “merr me vete” edhe tre ministra të tjerë

Shares

Kryeministri Edi Rama iu komunikoi sot shkarkimin katër ministrave të PS, tre të tjerëve përveç ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Këtë komunikim Rama e bëri ndërsa mblodhi 12 koordinatorët e PS në selinë rozë në një takim që zgjati 40 minuta.
Burimet nga mbledhja thanë se kryetari i PS iu komunikoi shkarkimin të 4 ministrave, Blendi Klosi, Bledi Cuci,  Ilir Beqaj dhe Saimir Tahiri.
Mbledhja u bë e ditur që një ditë më parë, ku u paralajmëruar edhe për shkarkimin e 9 ministrave që janë koordinatorë të PS në qarqe.
Në selinë rozë për mbledhjen me Ramën kanë mbërritur të parët Saimir Tahiri, Lindita Nikolla, Gramoz Ruçi, Taulant Balla dhe Bledi Çuçi, i cili ka ndërprerë turin e tij në Gjirokastër. Më pas ministrat Damian Gjiknuri, Mimi Kodheli, Ditmir Bushati, Blendi Klosi, Ilir Beqaj.
Pritet formalizimi i shkarkrimit të katër ministrave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...