Tre emrat që presin të zëvendësojnë Saimir Tahirin

Shares

Saimir Tahiri pritet të zëvendësohet nga një tjetër emër brenda kabinetit “Rama”, pavarësisht se ende nuk është zyrtarizuar largimi i tij.

Një nga kandidatët më të mundshëm është zv.kryeministri Niko Peleshi. Por është e mundur që Rama të kërkojë një emër më të distancuar nga qeveria e tij si Pandeli Majko nëse ky i fundit nuk do të kandidohet për President.

Ndërkaq një emër tjetër mund të jetë edhe Artan Lame. Por sipas burimeve, Lame pritet të refuzojë propozimin.

Pritet nga momenti në moment që Tahiri të dalë nga zyra e Ramës dhe sëbashku të komunikojnë largimin ministrit.

Kjo do të jetë edhe fitorja e parë e protestës së opozitës. Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...