Largimi i Saimir Tahirit, vjen reagimi i parë nga PD-ja

Shares

PD ka reaguar jo zyrtarisht në lidhje me lajmin ende të pazyrtarizuar po ashtu për largimin Saimir Tahirit nga posti i Ministrit të Brendshëm.

Sekretari per Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji e ka konsideruar këtë lëvizje “si renia e pare nje fruti te helmuar pas shkundjes se forte qe levizja qytetare i ben republikes se kalbur ne cdo qelize!’

Deklarata e Salianjit

“Lajmi per largimin e Tahirit eshte renia e pare e nje fruti te helmuar pas shkundjes se forte qe levizja qytetare i ben republikes se kalbur ne cdo qelize!

Lajmi per largimin provon forcen qe ka drejtesia e kauzes se levizjes mbarepopullore; por nuk zgjidh asgje, nje trup qe rrenjet i ka te hedhura ne helm, banditizem, lidhje me krimin, inkriminim te institucioneve, vjedhje te pasurise publike, mashtrim do te prodhoje po njesoj helme per qytetaret!

Perfolja si zevendesues me Niko Peleshin, i cili njihet per lidhjet e tij me disa banda famekeqe ne vend, tregon qe kjo qeveri me pahir prodhon vetem Tahire!”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...