LAJMI I FUNDIT/Edhe Mimi Kodheli tek zyra e Saimir Tahirit

Shares

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri vijon të jetë në zyrë që nga përfundimi i drekës me drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit ndërkohë që një tjetër ministër i qeverisë është drejtuar tek ai.

Pak minuta më parë në ministrinë e Brendshme ka shkuar ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Pak përpara ministres Kodheli në zyrën e Tahirit ka qenë ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. Për këtë të fundit u përfol se mund t’i zinte vendin, ndoshta edhe për shkak se ishte i pari që shkoi tek ministria e Tahirit.

kodheli te dera e ministrise se bendshme 1

Lajmi se Tahiri ka dhënë dorëheqjen është mohuar prej vetë ministrit, duke shtuar edhe shprehjen “deri tani” në deklaratën e tij.

Qeveria është në sizmikë pavarësisht deklaratës së Tahirit. Rama ka vendosur ndryshime por vizitat në zyrat e njëri tjetrit krijojnë dyshime se lëvizjet në qeveri nuk kanë gjetur mbështetje të njëjtë tek të gjithë ministrat.

Deri tani versioni më i përfolur është se Tahiri nuk ka pranuar të largohet i vetmi nga qeveria duke kërkuar që bashkë me largimin e tij të ketë edhe lëvizje të tjera. Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...