Në tetor të vitit të kaluar një nga gazetarët e privilegjuar në tregun mediatik, Artur Zheji publikoi një shkrim ku mes të tjerash tregoi edhe një histori aspak të këndshme për Henri Cili dhe biznesin tij liberal. Sipas Zhejit, Cili e ka përdorur këtë të fundit si personin ë do të bënte pajtimin me Edi ramin dhe ndërkohë që do merrte përfitimet në vijim.
“Interesat e tua e donin që Rama dhe mbështetja që more nga Reforma në Arsim, direkt prej tij, të shpërbleheshin. Të kam ulur unë për drekë me Ramën disa muaj përpara zgjedhjeve 2013, për të të hequr nga lista e hakmarrjes së tij të nesërme. Ti e di shumë mirë se çfarë lobimi dhe beteje kam bërë për ty në rastin e Doktoraturave. Por ti ke lindur ambicioz dhe i pangopur. Kërkesa jote editoriale, për të qenë pjesë e himnizimit të Ramës dhe demonizimit të të gjithë të tjerëve, ishte për mua e papranueshme. Sepse kam ca kode, që ti nuk i njeh dhe nëse merr dijeni, i refuzon, në emër të parasë Henry, për sot e lemë me kaq, mos u zhyt më thellë në kënetën e përfoljes dhe ruaju nga paniku. Kjo dhe është këshilla ime e fundit, përpara se sa të harroj “mikun” Çili dhe të merrem me të panjohurin Henry!”, shkruna Zheji në shkrimin e tij pak kohë pasi u largua nga puna si drejtor i Mapo.
Artur Zheji drejtoi mediat e Cilit për një kohë të shkurtër që lidhet vetëm me marrëveshjen për doktoraturat, një vendim i qeverisë Rama tërësisht në konflikt interesi, i vlerësuar nga KLSH si një abuzim i ministres së Arsimit në miliona euro. Zheji gjatë kësaj kohë u paguar me rreth 120 mijë euro, një pagë shumë më lart se sa tregu i drejtuesve të medieve më të mëdha se Mapo.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












