Bilbili i veriut, Fatmira Brecani, tregon këngën që do këndonte në dasmën e djalit të Ramës

Shares

Mbrëmjen e të premtes në emisionin Oktapod të Turjan Hyskës ishte e ftuar këngëtarja Fatmira Breçani.

Brecani ishte edhe surpriza e ftesës së Berishës tek xing me Ermali9n pak javë më parë. Ndërkohë që gjatë emisionit tregoi se ka kënduar në dasmën e vajzës së Berishës, Argitës.

“Doktorin e dua shumë. Doktori nuk ka kërcyer mesa mbaj mend unë në dasmën e vajzës. I dinte këngët e mia dhe çohej na respektonte të gjithëve”.

E pyetur nga Turi nëse do ta ftonte dhe Edi Rama në dasmën e djalit të tij, a do të shkonte ajo është përgjigjur: “Po shkoj, me gjithë qejf shkoj, do ja këndoja këngën e Myslym Pezës, pse jo”,-ka përfunduar ajo.

Ajo ka folur edhe per vështirësite e profesionit të saj. Duke qenë se kishte 5 vëllezër në familje, ata ishin fanatike gjatë fillimeve të Fatmirës si këngëtare, por sot ata krenohen me të. Breçani njihet si bilbili i këngëve të veriut. Në fund të intervistës ajo shpreh se në planet e saj muzikore është edhe një bashkëpunim me këngëtarë të jugut.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...