Enigma e zjarrit në Shkodër, nuk shpërtheu bombula

Shares

Zjarri që përfshiu një vilë tradicionale dy katëshe në Shkodër nuk ka shkak bombolën e gazit, sipas Inspektoriatit Shtetëror teknik dhe Industrial (ISHTI).

Ekspertë të institutit kanë kqyrur vendin e ngjarjes dhe kanë një tjetër përgjigje nga njoftimet e para të policisë.

Njoftimi:

Menjëherë pas informacionit për rënien e një zjarri në Rr.Nazmi Kryeziu në Shkodër, inspektorë të ISHTI u nisën drejt vendngjarjes .

Sipas të dhënave zjarri që ka rënë në banesën e familjes Hoxha, nga ku ka humbur jeten i asfiksuar Haki Hoxha rreth 80 vjec,nuk ka të bëjë me rrjedhje apo shpërthim bombole.

Në komunikimin me familjaret mësohet se zjarri ka fillur në katin e 2 ku ndodhej viktima.

Ndërkaq forcat zjarrfikese nga dhoma në katin e parë kanë nxjerrë 1 bombol 15 kg bosh , të pa instaluar me ndonje pajisje ngrohese apo gatimi.

Pas verifikimeve u konstatua se bombola është e pa dëmtuar dhe pa shenja deformimi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...