Zyrtari i AMA-s: Të ndalohen filmat e komunizmit në ekranet shqiptare

Shares

Një debat i ri pritet të hapet në opinionin publik shqiptar. Kreu i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa ka kërkuar të ndalohet transmetimi i filmave të komunizmit në ekranet shqiptare.
Pas tij edhe Erald Kapri, anëtar i Këshillit të Ankesave në Autoritetin e Mediave Audiovizive kërkon të njëjtën gjë. Në një status në “Facebook”, Kapri shkruan se si zyrtar i AMA-s do të ndërmarrë hapat institucionalë për ndalimin e plotë të tyre.
Ai e justifikon këtë qëndrim me deklaratën se shfaqja e tyre pa asnjë kriter në media është një dëm publik dhe propagandë për regjimin komunist.

Statusi i Erald Kaprit


eraldi kpariTë ndalohen filmat e komunizmit në ekranet shqiptare
Dëgjova me shumë interes në media mbi propozimin e shkrimtarit dhe kreut të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, z Agron Tufa për ndalimin në ekranet shqiptare të filmave të komunizmit.
E mbështes fort këtë ide dhe besoj se shfaqa e tyre pa asnjë kriter në media është një dëm publik, një propagandë që shpesh paraqet regjimin komunist si “si jo dhe aq të keq”.
Si anëtar i Këshillit të Ankesave në AMA do nis hapat institucionale për një vendimmarrje për ndalimin e plotë të tyre, ose të shfaqjes në një orar të caktuar dhe në mënyrë të paralajmëruar. Fëmijët dhe të rinjtë nuk duhet të shohin filma mediokër që promovojnë “njeriun e ri”.
Në asnjë vend të Europës Lindore e aq më tepër në Gjermani apo në Itali nuk shfaqen filma apo dokumentarë të ish diktaturave. Kjo duhet të zbatohet edhe në Shqipëri. Personalisht, si studiues i periudhës së luftës dhe instalimit të diktaturës, kam ndjekur me interes çdo film apo dokumentar të diktaturës komuniste në Shqipëri dhe pothuaj të gjitha i gjen sot në “You tube”. Ndokush që ka interes i gjen on-line, por dhënia e tyre në ekrane nuk është aspak legjitime.
Shpresoj të gjej mbështetje në këtë iniciative, nga vetë mediat të cilat ndoshta nuk kanë interes pasi mbushin orarin me këto filma që i blejnë për disa qindarka, nga gazetarët, studiuesit, shoqatat e ish-të përndjekurve dhe shoqërisë shqiptare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...