Një burrë i cili hiqej si këngëtari Justin Bieber on-line është akuzuar për më shumë se 900 raste të abuzimeve seksuale me fëmijë përfshi dhe përdhunime.
Burri 42-vjeçar përdorte platformat on-line, përfshi dhe Facebook apo Skype- për të komunikuar me viktimat e tyre, informoi policia australiane.
Burri përdorte imazhet e Justin Bieber për të hyrë në kontakt me fëmijët nën moshën 16 vjeçare.
Hetimi tregon sa vulnerabël janë fëmijët kur përdorin rrjetet sociale dhe aplikacionet e komunikimit dhe aftësia e abuzuesve për të joshur viktimat e tyre” thotë inspektori Jon Rouse i Queensland
Policia bëri apel prindërve të fëmijëve që janë fansa të Justin Bieber të qëndrojnë vigjilentë kur këta të fundit përdorin internetin.
“Fakti që shumë fëmijë besojnë se po komunikojnë me personalitete të showbizit na bëjnë të mendojmë seriozisht për mënyrën si po edukojmë fëmijët tanë për sigurinë on-line”, thotë Rouse
Policia thotë se kanë gjetur një sërë materialesh në kompjuter dhe datojnë të paktën në 10 vitet e fundit
Këngëtari kanadez ndodhet në një tur në Australi i cili mbaron më 15 mars.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












