Gjetje e re, gjobë me mesazh në shishe biznesmenit të karburanteve

Shares

Pas Shkodrës, zbulohet një tjetër formë se si u vendosen gjoba biznesmenëve.
Në Kukës brenda godinës së një karburanti është gjetur një shishe dhe brenda saj kishte një letër. Në këtë letër kishte përmbajtje kërcënuese dhe administratorit të karburantit i kërkohej dhënia e një pasurie.
Burime nga Policia bëjnë me dije se shishja është hedhur në brendësi të godinës së karburantit në vendin e quajtur “Stacioni fugonave Has” duke thyer xhamin.
Mendohet se ka qenë një i ri i cili ka hedhur shishen drejt karburantit dhe është larguar. Administrator në këtë karburant sipas Policisë është A. SH.
Policia dyshon se bëhet fjalë për persona të cilët e njohin biznesmenin. Për kërcënimin që është bërë, Policia do të marrë në pyetje, punonjësit e karburantit si dhe administratorin A. SH.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...