Blushi zbulon si bëhen zgjedhjet brenda PS, rasti flagrant i Mimi Kodhelit

Shares

Ish-deputeti dhe ministri i PS, Ben Blushi tregoi sot në Parlament se cfarë ndodh ën zgjedhjet e brendshme në PS. Për këtë ai ilustroi mënyrën se si Mimi Kodheli u bë pjesë e kryesisë së re të Partisë Socialiste në vitin 2005, pa qenë në listën e kandidatëve që votohej.

Sipas tij pas zgjedhjeve në forumet e socialistëve, Rama kishte shkuar te Blushi për ti thënë se kishin harruar pa futur minitren aktuale të Mbrojtjes në kryesinë e re.

Pasi konstatuan këtë fakt, Rama vendosi ta fusë Kodhelin anëtare kryesie, pa garë.

“Çdo të thotë të trukosh një garë? Në 2005 me kujtohet se po bëheshin zgjedhjet për kryesinë e re në PS, dhe në darkë përfundoi procesin ndërsa në mëngjes vjen dhe më thotë Rama që kemi harruar Mimin, dhe u fut pa u votuar në garë. i tillë është dhe procesi i vettingut ku po futen pa u votuar në garë”, tha Blushi në fjalën e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...