Prokuroria nis zyrtarisht hetimet për 1300 kontenierë me mbetje kimike

Shares

Prokuroria e Durrësit ka regjistruar procedimin penal per vepren penale “shperdorim detyre” ne lidhje me te dhenat per importimin ne Shqiperi nga Italia te nje sasie kontenieresh te ngarkuar me mbetje te ndryshme te dyshuara si mbetje kimike.
Kreu i Prokurorise ne Durres, Agron Gjana,  ka ngarkuar per hetimin e kesaj ceshtjeje prokuroren Enkeleda Xhengo dhe oficeret e policise gjyqesore Arjan Vogli dhe Arshi Basha.
“Dyshohet se keto mbetje kimike kane hyre ne territorin tone nepermjet portit te Durresit, si i vetmi port qe merret me perpunimin e konteniereve. Pas studimit te materialit, rezultojne te dhena te mjaftueshme per regjistrimin e procedimit penal per kete fakt. Rezulton gjithashtu se nevojitet kryerja e veprimeve hetimore  paraprake te metejshme per te bere te mundur sqarimin e rrethanave te faktit penal dhe individualizimin e pergjegjesise penale perkatese”, thuhet ne njoftimin e Prokurorise.
Durrësi është porti i përfolur se janë shkarkuar kontejnerë me plehra, raporton gazeta grele “Protothema” në një shkrim rreh alarmit të kontenierëve me mbetje të sjellë e të groposur në vendin tonë.
Sipas gazetës, “vazhdojnë në Shqipëri reagimet për problemin që është shkaktuar me 1.300 kontejnerët me mbetje të rrezikshme, të cilat erdhën nga Italia, u futën në tokën e Shqipërisë dhe, paskëtaj, kanë humbur gjurmët e tyre. Prokurori i Durrësit ka ndërmarrë iniciative, duke dhënë urdhër hetimi, në bazë të botimeve nga mediat italiane, si edhe të mediave shqiptare”.
Gazeta greke shkruan më tej se “Durrësi, sipas informimeve, është porti detar, ku janë shkarkuar kontejnerët me mjetet e rrezikshme në verën e vitit të kaluar, sikurse theksojnë mediat italiane dhe shqiptare, të cilat nuk kanë dalë kurrë nga doganat shqiptare.
Ajo thekson se alarmin e publikoi për herë të parë revista italiane “Pianetta Italia”, për të dhënë vazhdimësi gazeta “Roma”, e cila u referohet mediave shqiptare. “Sipas gazetës “Roma”, kontejnerët u shkarkuan u ngarkuan në limanin tregtar Italian Gioa Tauro”- shkruan gazeta.
Sipas saj, referuar Gurdia di Financa dhe ambasades italiane në Tiranë dhe Shkup mbeturinat e rrezikshme kurrë nuk arriten në Shkup dhe po hulumtohet per te identifikuar se ku perfunduan. Duke përmendur italian shërbimit gazeta hedh dyshimet per lidhjen me organizaten kriminale Ndrangheta.
Dyshimet bien më shumë në mundësinë që këto mbetje të rrezikshme janë groposur në territorin e Shqipërisë. Sali Berisha, ish-kryeministri i Shqipërisë, pranon se informacionet e pales italiane kane baza.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...