Përfundon takimi i kreut i PD-së me aleatët: Kuvende qytetare për qeveri teknike e zgjedhje të lira e të ndershme

Shares

Kreu i PD-së, Lulzim Basha mblodhi sot në selinë blu koalicionin opozitar. Objekt diskutimi i këtij takimi, mësohet se ka qenë protesta e opozitës në shesh dhe kërkesat e saj për qeveri teknike, dekriminalizimin dhe zgjedhje të lira e të ndershme.
Takimi i Lulzim Bashës me aleatët u zhvillua pak pas drekës së punës që ai pati me ambasadorin e SHBA-së në Tiranë, ku është diskutuar edhe për protestën si dhe Reformën në Drejtësi.
Në takim janë të pranishëm, Fatmir Mediu, Agron Duka, Dashamir Shehi, Arjan Madhi dhe Kreshnik Spahiu.

Deklarata e plotë pas takimit

Në tryezën e sotme Koalicioni Opozitar vendosi ngritjen e Kuvendeve Qytetare Për Zgjedhjet e Lira dhe të Ndershme anembanë Shqipërisë, me përfaqësues të spikatur të komunitetit dhe të gjithë grupeve të interesit, si pjesë e Lëvizjes Popullore për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Koalicioni Opozitar ritheksoi vendimin e marrë nga bashkimi popullor i 18 shkurtit se vetëm një qeveri teknike që do të zbatojë plotësisht dekriminalizimin, dhe do të angazhohet në luftën ndaj drogës, krimit dhe parave të paligjshme kriminale, mund të garantojë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Koalicioni Opozitar shpreh vendosmërinë për të mos lejuar asnjë proces zgjedhor të manipuluar nga krimi në pushtet dhe paratë e drogës, dhe për të vazhduar deri në fitore betejën për zgjedhje të lira dhe të ndershme si interes jetik i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...