Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka vizituar në spital gazetarin Elvi Fundo ndërsa ka premtuar se do të bëjë të gjithë përpjekjet për të gjetur autorët që qëlluan gazetarin sot në mëngjes.
“I shpreha gjithë keqardhjen time për gjithçka ka ndodhur dhe e garantova, bashkë me drejtuesit e policisë, që do bëjmë maksimumin që kjo ngjarje të zbardhet dhe përgjegjësit të dalin para përgjegjësisë.
Do i bëja thirrje kujtdo, mbi të gjitha opozitës që të ndalë një orë e më parë politizimin e kësaj historie.
Nuk bëhet politikë dhe nuk fitohen vota duke politizuar çdo ngjarje në Shqipëri.
E mira është që të bëhemi të gjithë bashkë për të garantuar që Shqipëria të bëhet një vend më i sigurt dhe ku gjithkush të ketë mundësi të ushtrojë profesionin e tij pa pasur asnjë problem dhe asnjë çështje shqetësuese”, deklaroi ministri i Brendshëm.
Pak më parë edhe Kryeministri Rama ka dënuar sulmin ndaj gazetarit ndërkohë që sulmoi edhe opozitën. “Dënoj me forcë aktin e dhunës ndaj gazetarit Elvi Fundo. Zbardhje e plotë sa më parë e këtij krimi. Neveri për politizimin e kësaj barbarie nga #VajmedetPD”, ka shkruar Rama.
Sot pasdite edhe Shoqata e Gazetarëve Profesionistë shprehu shqetësimine saj për goditjen e gazetarit Fundo duke vënë theksin tek siguria e njerezve të medias.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












