GJYKATA TË DREJTAVE TË NJERIUT/ Qeveria nuk tërhiqet, propozon përsëri të refuzuarin nga Strasburgu

Shares

Qeveria ka propozuar tre emra, dy prej të cilëve të rinj, i treti “i vjetër” për kandidatë të Gjykatës së Të drejtave të Njeriut.
Emrat e propozuar janë, Aleksandër Muskaj, Aurela Anastasi dhe Sokol Berberi.
Sokol Berberi është kandidaturë “e djegur” një herë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës e cila në shtatorin e vitit të kaluar, refuzoi tre kandidaturat e paraqitura nga qeveria shqiptare. Midis emrave të refuzuar të Ina Ramës dhe Gent Ibrahimi, ishte edhe Sokol Berberi.
Tre emrat e dërguar nga qeveria, do të zëvendësojnë gjyqtarin shqiptarë në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut, Ledi Bianku.
gent-ibrahimi-sokol-berberi-ina-rama-1

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...