FAKTET/ Ligji për statusin e gjyqtarëve, Kushtetuesja fillon shqyrtimin e ankimimit

Shares

Në Gjykatën Kushtetuese ka nisur sot shqyrtimi i ankimimit të Shoqatës dhe Unionit të Gjyqtarëve në lidhje me ligjin për statusin e gjyqtarit. Sipas Gjykatës Kushtetuese shqyrtimi i kërkesës do të bëhet kur të dëgjohen të gjitha palët.
Shoqata dhe Unioni i Gjyqtarëve i kërkon Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin dhe shpalljen e tij antikushtetues, ndërsa
rendisin edhe faktet
që sipas tyre ligji shkel Kushtetutën.
“Cenohet parimi i sigurisë juridike lidhur me ndërprerjen e mandateve të kryetarit të Gjykatës së Lartë, por edhe rretheve, por Kushtetuta se lejon, në ligj ndërpritet, kjo cenon të drejtën e karrierës për gjyqtarët”, shprehet Unioni i Gjyqtarëve.
Gjithashtu ky union deklaron se ligji i miratuar shkel edhe standardet e përcaktuara në opinionin final të Venecias.
Pak kohë më parë, përfaqësuesi i UGJ, Erion Bani u shpreh se ligji cenon pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe të drejtën e gjyqtarëve për t’u mbrojtur.
“Madje, përmes të këtij ligji cenohet parimi i vazhdimësisë institucionale, si rasti i KLD, pasi i ka kufizuar kompetencat për emërimet dhe shkarkimet e kryetarëve të gjykatave. Me funksionimin e KLGJ ndërpriten mandatet e kryetarëve të gjykatave duke cenuar parimet e sigurisë juridike”, ka thënë ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...