VIDEO/ Vrasja në Bërzhitë, si u gjet e lidhur këmbë e duar 77-vjeçarja

Shares

Fatime Hida 77 vjeçe, u gjet e mbytur mbrëmjen e të hënës rreth orës 18:00, nga nipi i saj, Fadil Hoxha bashkë me kryeplakun e fshatit Muharrem Hida.
Gruaja e moshuar jetonte e vetme në këtë banesë në fshatin Mihajas që prej vitit 2000, kur edhe i vdiq bashkëshorti.
Drita Hoxha, nusja e Fadilit rrëfen se e moshuara veç se ishte lidhur, kokën e kishte të mbështjellë me një thes që i kishte zënë frymën. Ata dyshojnë se ngjarja mund të jetë grabitje. Kjo pasi edhe më parë gruaja ishte sulmuar në vitin 2015, kur i ishin marrë 2.4 milion lekw twe vjetra.
Nisur nga rrethanat por edhe rrëfimet  e fqinjëve dhe të afërmeve, policia dyshon se ngjarja mund të jetë një grabitje. Për këtë shkak ajo ka shoqëruar disa banorë të zonës, të cilët po pyeten në cilësinë e dëshmitarëve apo të dyshuarve. TVKlan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...