VETTING-u/ Juristët: Kuvendi shkeli Kushtetutën

Shares

Procedura e ndjekur nga Kuvendi përmes së cilës i kërkon Avokatin e Popullit të rihapë garën për kandidatët që do të jenë pjesë e institucioneve të Vetting-ut sipas juristit Çlirim Gjata është antikushtetuese.
“Është antikushtetuese pasi nuk e parashikon kurrkund Kushtetuta që Avokati i Popullit të rinisë garën. Politika veproi në mënyrë amorale dhe e gjeti fajin tek Avokati i Popullit. Kjo ishte thjesht një lëvizje për të fituar kohe. Nuk mundet Kuvendi ta ktheje pas. Ta gjejë dispozitën ligjore ku është, kurrkund se ka Kushtetuta. Ku e gjeten këtë 7 ditë kohe cili nen e thotë, mbase zoti e beri për 7 ditë botën po ky parlamenti jone s’ka shanse”, shprehet juristi Çlirim Gjata.
E njëjta shkelje kushtetuese sipas Gjatës vërehet edhe me anashkalimin e Presidentit të Republikës në hapjen e procesit të ri të kandidimit. Ndaj zgjidhja që ai i sugjeron klasës politike është rishikimi i ligjit të Vetting-ut ose një ndryshim kushtetues.
“Le të mblidhen ekspertët që e bënë Kushtetutën e 21 korrikut te ulen të rishikojnë Kushtetutën ose ligjin”.
Të hënën Parlamenti vendosi t’u japë një javë kohë 79 kandidatëve të rekomanduar nga ONM-ja që rezultonin me mungesë dokumentacioni si dhe aplikimeve të reja për të qenë pjesë e garës për kandidatët që do të jenë pjesë e komisioneve që do të bëjnë Vetting-un e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...