Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e saj të zyrtarizuar për “shkurorëzimin” e kryebashkiakut Elvis Rroshi.
Sipas njoftimit zyrtar të Gjykatës Kushtetuese, mësohet se me vendimin e saj ajo ka rrëzuar të katër kërkesat e Elvis Rroshit.
Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese

Kërkues:
Elvis Rroshi
Subjekte të interesuara:
Kuvendi i Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Prokuroria e Përgjithshme
Objekti:
1. Shfuqizimi i nenit 2, pika 1, shkronja (a); neni 2 pika 2 neni 4 pika 1, pika 5 pika 6 dhe pika 7, ne nenin 10 fjalët “moszgjedhje” dhe shkronja “d”; neni 14 dhe neni 15 për funksionarin publik kryetar i bashkisë, të ligjit nr 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
2. Shfuqizimi i vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 952, datë 29. 12. 2016 “Për shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Bashkisë Kavajë, zoti Elvis Rroshi”.
3. Shfuqizimi i vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nr. 174, datë 29. 12. 2016 “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik, zoti Elvis Rroshi”.
4. Shqyrtimi i kushtetutshmërisë së të gjithë ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
Gjykata, pasi shqyrtoi dhe analizoi pretendimet e paraqitura nga kërkuesi, si dhe parashtrimet e subjekteve të interesuara, në mbështetje të neneve 115 dhe 134/1/i të Kushtetutës, si dhe të neneve 70 e në vijim të ligjit nr. 8577, datë 10. 02. 2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar.
VENDOSI:
– Rrëzimin e kërkesës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












